Në Klinë ka filluar projektimi i rinovimit të varrezave të dëshmorëve në kompleksin memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë në vlerë 400 mijë euro.
Projekti është ende në fazën e projektimit, ndërsa pas përfundimit të procedurave të prokurimit, që udhëhiqen nga e Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale do të fillojë edhe realizimi i projektit që do të përfundojë në një periudhë dyvjeçare.
Gjendja aktuale e varrezave të dëshmorëve, martirëve e veteranëve që vdiqën pas luftës, nuk është fort e mirë, derisa u tha se ka pasur kërkesa të njëpasnjëshme për renovimin e tyre.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=ESEozD_I5mA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.