5 milionë euro do të investohen në ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të komunës së Lipjanit.
Realizimi i këtij projekti sipas kryetarit të kësaj qyteze, Imri Ahmeti, do të fillojë në muajin qershor, kur edhe do të rrënohen objekti i vjetër i komunës dhe të tjerat rreth saj, në një hapësirë prej mbi 1 hektarësh.
Ahmeti tha se parkingu nëntokësor do të ketë kapacitet për parkimin e mbi 300 veturave e mbi të do të ketë park dhe mirëmbajtjen e saj do ta bëjë një kompani publike e cila do të themelohet së shpejti nga komuna e Lipjanit.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=nDVHr2q8ihs
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.