Në vitin tjetër, Kosova do të mësojë se sa banorë ka, sa banesa, si është ekonomia familjare e shumë detaje tjera për popullsinë.
Regjistrimin e popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, pas 13 vjetëve, kryeministri Albin Kurti po e konsideron tejet të rëndësishëm.
Ato u mundësojnë të gjithë shfrytëzuesve të të dhënave e veçanërisht vendimmarrësve në nivel lokal e qendror, por edhe donatorëve dhe investuesve të tjerë, orientimin dhe targetimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.
Sipas shefit të ekzekutivit, të dhënat flasin edhe për një rritje ekonomike historike, 10.7 për qind të bruto-produktit vendor në vitin e kaluar, ndërkaq në çerekun e parë të këtij viti, sipas tij, ka rritje mbi 4 për qind
Ndërkohë për zëvendëskryeshefin ekzekutiv të ASK-së, Ilir Berisha, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është pjesa thelbësore e programit statistikor kombëtar.
Viti 2023 do të jetë vit i regjistrimit të popullsisë, që nënkupton realizimin e projektit më të madh statistikor në vend, në ditën referuese 1 shtator 2023.
Të dhënat që do të grumbullohen nga regjistrimi, do t’i hyjnë në punë edhe Kombeve të Bashkuara.
Regjistrimi i popullsisë në Kosovë do të bëhet nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.
https://www.youtube.com/watch?v=lI2nnBgMooU
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.