Veteranët e luftës janë të gatshëm sërish ta bllokojnë hyrjen e Kuvendit të Kosovës.
Përgatitjet për këtë mund t’i nisin nëse projektligji për pagën minimale, ku s’u përfshinë këta, kalon në lexim të dytë të mërkurën në Komisionin për Buxhet e shkon në Kuvend, raporton Klan Kosova.
Këta besojnë se partia në pushtet do ta dërgojë projektligjin në Parlament edhe pa përkrahjen e komisionit në fjalë, njofton Klan Kosova.
Deputeti i Vetëvendosjes, që është edhe kryetar i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, s’i ktheu përgjigje Klanit të martën.
Opozita thotë se do ta kundërshtojë këtë me amendamentet që do t’i paraqesin. /Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=HLpXw0RGzxw
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.