Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas pranimit të informatave lidhur me sulmet kibernetike ndaj Portalit ‘’Vox Kosova’’, të cilat kanë rezultuar me mbylljen e llogarive të tij në rrjetet sociale (dy herë në Facebook, Instagram dhe TikTok), ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore.
Këto veprime përfshijnë grumbullimin dhe sigurimin e provave relevante, si dhe identifikimin e personave të dyshuar që mund të jenë të përfshirë në këto sulme kibernetike, shkruan KlanKosova.tv.
"Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit", thuhet në komunikatën për media.
Asosacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me këtë rast duke dënuar sulmet kibernetike kundrejt "Vox Kosova".
"AGK-ja dënon fuqishëm këto sulme ndaj Vox Kosova, e që minojnë lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë, dhe kanë për qëllim pengimin e shpërndarjes së lirë të informacionit", thuhet në reagim./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.