Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit F.B., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas kërkesës së prokurorisë, i dyshuari F.B., më datë 20.01.2026, në fshatin Restelicë- Komuna e Dragashit, “në shtëpinë e tij familjare ku jetonte së bashku me viktimën, me dashje privon nga jeta nënën e tij, viktimën T.B., në atë mënyrë që fillimisht e godet me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas e shtrëngon për fyti me duar, me ç’rast viktima nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes”.
“Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vrasja e rëndë’”, tha Prokuroria. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/vrasja-e-gruas-1nga-i-biri-rrefimi-i-banorit-te-fshatit-e-ndjera-shprehte-vazhdimisht-frike-nga-djali-video/
https://klankosova.tv/kjo-eshte-shtepia-e-familjes-boza-ne-restelice-ku-djali-dyshohet-se-e-vrau-nenen-foto/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.