Sot u promovua libri i i autorit Xhevat Lahu, që flet për veprimtarinë e Zymer Hazirit nga Vushtrria, ish-profesorit që e mbajti gjallë arsimin e këtij qyteti gjatë regjimit serb, duke e lëshuar shtëpinë për shkollë.
Autori tha se kujtimet për Hazirin nuk e lanë të qetë pa shkruar për veprën e tij.
Ish-profesori vdiq në moshën 53-vjeçare, tetë ditë pas maltretimeve brutale që ia bënë policët serbë në Ditën e Mësuesit, 7 mars 1995, kur hynë dhunshëm në shtëpinë e tij për ta ndaluar mësimin.
Ish-nxënësit thanë se mësimi ilegal ishte i vështirë për ta.
Edhe kolegët u emocionuan teksa e kujtojnë si njeri që jetën ia fali arsimit.
Ndërsa familjarët janë krenarë me paraardhësin dhe nxënësit që i pritën.
Në promovim u tha se shkolla shqipe mbijetoi pikërisht falë veprimtarëve të këtillë.
https://www.youtube.com/watch?v=-HIqzc6tslc
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.