Në Institutin Albanologjik të Kosovës të enjten u promovua përkthimi i librit “Zorba” i autorit Niko Kazantzakis. Ky i fundit, që është shkrimtar grek, u tha të jetë shumëfish i lexuar dhe se libri i tij i përkthyer në disa gjuhë të botës.
Promovimi i kësaj vepre u vlerësua si hap i mirë drejt lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Greqisë, raporton Klan Kosova.
Udhëheqësja e Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Heleni Vakali, tha se Greqia i kushton vëmendje të madhe raporteve kulturore sepse sipas saj, vetëm kështu dy popuj do ta njohin më mirë njëri-tjetrin.
“Zorba” u tha se përbën një nga veprat më të njohura të shkrimtarit dhe kualifikohet ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=oOBJU6E-fak
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.