Për të nderuar veprën e këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa, Posta e Kosovës promovoi të shtunën pullat më të reja, me imazhin e këngëtares.
Kjo e emocionoi Dua Lipën, e cila tha se nuk do të ndalet së punuari për Kosovën.
Duas e babait të saj, Dukagjin Lipës, pullat postare iu dhanë në disa forma. Në pllakate bronzi, si folder prezantues e të kornizuara.
E para e postës së Kosovës, Fakete Kadiu, duke falënderuar këngëtaren për lartësimin e emrit të Kosovës, i propozoi këtyre që disa nga pullat postare edhe t'i shpërndajnë te të tjerët.
Derisa shtoi se pulla më e re është krenari edhe për ta.
Ylli i Kosovës në muzikë, po qëndron në Kosovë që nga e mërkura në kuadër të festivalit Sunny Hill, kjo një ditë më parë u prit edhe nga presidentja Vjosa Osmani ku u nderua me çmimin “Ambasadore Nderi”.
https://www.youtube.com/watch?v=KCuzwNqfc5s
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.