Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se qeveria shqiptare ka mundësuar kalimin pa pagesë në Rrugën e Kombit për 24 orë, nga ora 09:00 e datës 17 tetor deri më 09:00 të datës 18 tetor.
Kjo në nder të protestës që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë, duke filluar nga ora 17:00, në shenjë kundërshtimi ndaj siç thuhet, padrejtësive karshi ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, raporton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/protesta-une-jam-uck-ne-tirane-lati-marrin-pjese-nga-krejt-vendet-ku-folet-shqip-video/
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.