Durimi i padrejtësive kulmoi me mbylljen e shkollave për shqiptarët. Andaj fiks 30 vjet më parë, 12 tetorin e 1992-tës këto shkallë të Fakultetit Filologjik qenë pikë grumbullimi për 100 mijë protestues prishtinas, krahas gjysmë milioni nëpër Kosovë.
Marshit iu bashkua edhe një atdhetar i njohur i kohës, që motivoi masën të mos zmbrapsën. Dita e parë e protestës për hapjen e shkollave, shkoi qetë, por jo edhe e dyta.
Në këtë jubile, u botua edhe një monografi për këtë ngjarje. Nami i protestës së para tri dekadave, sipas organizatorëve atëbotë u dëgjua në krejt botën.
https://www.youtube.com/watch?v=J4WkF7rNcJM
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.