Martin Vulaj nga Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane sonte përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Ai u shpreh se kjo protestë është dëshmi e dështimit të të gjitha nivele politike, përcjell Klankosova.tv.
“Duhet të kemi kujdes që të mos e politizojmë këtë çështje, mos të ngrisim tensionin. Ky është vetëm fillimi, është dëshmi e dështimit të politikanëve, se kur qytetarët e tyre, sidomos studentët, kur e ndjejnë nevojën për të dalë në rrugë për të drejtën e tyre, është dëshmi e dështimit të politikanëve, të gjitha rangjeve politike”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=ywhOhT71Ejo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.