Në numër janë të paktë, por mllefi i tyre i madh i nxori në rrugë.
Kështu, një grup i të moshuarve po e shpreh pakënaqësinë ndaj deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët sipas tyre, nuk po arrijnë ta zgjedhin presidentin, raporton Klan Kosova.
Andaj u mblodhën në këtë protestë duke kërkuar nga ligjvënësit që t’i përmbushin përgjegjësitë për çka janë aty.
Për ta arritur qëllimin që kanë, ata ftuan edhe qytetarët e tjerë t’i bashkëngjiten kësaj demonstrate.
E durimi i tyre thanë se është drejt fundit, për shkak të kësaj situate të përsëritur.
Nëse presidenti nuk zgjidhet sonte, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, që do të jenë të 3-tat nacionale në 15 muajt e fundit.
Ndiqeni kronikën e plotë:
https://youtu.be/JzDdAxjAOp8
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.