Këngëtari i zhanrit popullor, Labinot Rexha është gjobitur nga Policia e Kosovës, pas protestës para Klan Kosovës.
Të njëjtit iu shqiptua gjoba pasi nuk e ka paralajmëruar protestën paraprakisht në polici, njofton Klankosova.tv.
Ai ishte i shoqëruar nga një numër i vogël i njerëzve të cilët ishin të veshur me bluza mbi të cilat shkruante “BBVK thuaj po Labit”.
Ndryshe, Klan Kosova ende nuk e ka zbuluar datën e nisjes së këtij spektakli gjigant që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve anëmbanë Kosovës.
https://klankosova.tv/deshira-per-te-hyre-ne-big-brother-vip-kosova-nis-protesta-e-labinot-rexhes-foto/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.