Mevlan Ademi, student dhe organizator i protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut tha se protesta filloi pas refuzimeve të autoriteteve për të njohur të drejtën e tyre.
Ademi në emisionin "Ora Shtatë" në Klan Kosova tha se pas përgjigjjeve të ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut u kuptua që ai nuk e ka për qëllim të respektojë ligjin për përdorimin e gjuhës, raporton KlanKosova.tv.
"Ajo që realisht kemi parë është se gati dy vite jemi duke kërkuar një zgjidhje me ministrat e drejtësisë. Ai ka zgjedhur të mos na kthejë përgjigjje fare, kur dorëzuam peticionin iu duk e vlefshme të na kthejë ne studentëve përgjigjje dhe ishte një përgjigjje negative dhe atëherë u dallua qëndrimi i tij albanofob kundër nesh, duke mos dhënë bazë të qartë ligjore se pse është duke refuzuar. Kjo na bëri të mendojmë që Ministri i Drejtësisë nuk ka për qëllim ta respektojë ligjin për përdorimin e gjuhës", tha Ademi.
https://www.youtube.com/watch?v=tQ9tvHVTnLM
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.