Edhe të hënën, studentët protestues bllokuan daljen e anëtarëve të Këshillit të Etikes të Universitetit të Prishtinës që u mblidhen në Bibliotekën Universitare.
Në këtë vend raportoi për herë të dytë profesori Xhevat Krasniqi që para studentëve e gazetarëve dha dëshmi, ani se nuk u lejua xhirimi. Aty Krasniqi shtoi se pretendimet e studentëve janë të pabaza dhe të ndikuara nga palë të treta, por që sipas tij lidhen me kriteret e vlerësimit dhe që nuk lë nota pa meritë, raporton Klan Kosova.
Kur takimi mbaroi pa një vendim, protestuesit nuk lejonin daljen e anëtarëve të KE të UP e as të profesorit nga salla. Krasniqi menjëherë thirri në ndihmë organet e rendit.
Protestuesit i siguruan që të bllokojnë daljet alternative, derisa jashtë policia po përgatiste planin për ndërhyrje. Rezistenca nuk qe e mjaftueshme, pasi kordoni protestues u ça e Xhevat Krasniqi u nxor jashtë.
Por jo edhe kryesuesi i Këshillit të Etikes që me një koleg mbeti brenda. Ndaj u desh edhe një intervenim që përfundimisht të gjithë të jenë jashtë. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Tu_yH3Y37nA
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.