Në kryeqytetin e Madagascarit, forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues të rinj që dolën përsëri në rrugë të martën, pavarësisht vendimit të presidentit Andry Rajoelina për të shpërndarë qeverinë.
Presidenti Rajoelina, në një fjalim të mbrëmshëm në televizionin shtetëror, tha se dëshiron të hapë dialog me të rinjtë, të cilët kërkojnë akses më të mirë në ujë dhe ndalimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike. Ai premtoi gjithashtu masa për mbështetjen e bizneseve të dëmtuara nga plaçkitjet.
Megjithatë, disa organizatorë të protestës në faqen e tyre në Facebook shprehën zhgënjimin ndaj fjalimit të presidentit dhe kërkuan falje nga ai dhe kryeministri i shkarkuar, si dhe shkarkimin e administratorit të Antananarivos, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet nga televizioni privat Real TV Madagasikara treguan protestues me pankarta ku lexohej: “Duam ujë, duam energji, Rajoelina jashtë”.
Ministria e brendshme mohoi shifrat e OKB-së sipas të cilave 22 persona kanë humbur jetën gjatë protestave.
Situata mbetet e tensionuar ndërsa qytetarët kërkojnë zgjidhje të menjëhershme për krizën sociale dhe ekonomike.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.