Urdhrin për të qëndruar të qetë mëngjesin e sotëm, protestuesit serbë para komunës së Zveçanit e zbatuan.
Megjithatë, edhe krejt të shpërndarë nuk e donin turmën udhëheqësit e Listës Serbe.
Andaj, herë pas here edhe i mblidhnin rreth vetes serbët protestues e u jepnin motiv për të qëndruar të bashkuar për t’i çuar para tri kërkesa.
“Të mos lejohen të hyjnë këtu ata kryetarët, të largohet sa më parë forcat e policisë nga veriu dhe të na lirohen qytetarët që u arrestuan”, tha ish-kryesuesi i Kuvendit komunal në Zveçan, Sërgjan Millosavleviq.
Kjo u jepte zemër protestuesve që filluan të pengojnë punën e ekipeve mediale e edhe të dëmtojmë veturat e tyre.
Bile, edhe për revoltime ndaj ekipeve të EULEX-it.
As paralajmërimet kërcënuese nuk mungonin.
Sa do qe të jetë numri i protestuese të mërkurën, derën e komunës, ku po kundërshtohet të vjen kryetari i ri Ilir Peci, nuk mund ta kalojnë me dhunë pa e prekur telin me gjemba që e vendosi KFOR-i.
E pjesa më e madhe e së mërkurës, veç vendosjes së mbrojtësve shtesë, iu kushtua fshirjes së gjurmëve të hallakamës së një dite më parë.
Me ftesë të Policisë së Kosovës, ndërmarrja “Uniteti” u ftua për të pastruar gjithçka.
E kur kompania kosovare e kreu punën andej kordonit, e filloi ajo serbe këndej tij.
Një herë me mjete të forta i larguan mbetjet nga djegia e veturave e pastaj përdorën edhe cisterna me ujë.
Kjo edhe qe ceremonia e fundit që i shpërndau serbët protestues në Zveçan, për të lënë takim të mërkurën e 31 majit.
https://www.youtube.com/watch?v=DsYAZDwQqNs
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.