Në Elbasan, Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 457 nga 508 kuti votimi, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mila.
Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, Aulona Bylykbashi dhe Agron Gaxho, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.
Renditja deri në këtë çast është si më poshtë:
Sara Mila – 16 mijë e 257 vota
Olsi Komici – 8 mijë e 935 vota
Saimir Hasalla – 8 mijë e 821 vota
Aulona Bylykbashi – 6 mijë e 787 vota
Agron Gaxho – 5 mijë e 148 vota
Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.
Lista e PD-së:
Tomor Alizoti
Edmond Haxhinasto
Klodiana Çapja
Blendi Himçi
Duke lënë jashtë listës së mbyllur Aurel Bylykbashin.
Sa i përket votave preferenciale për Partinë Demokratike në Elbasan, renditen:
Qani Xhafa – 4 mijë e 937 vota
Ilirjan Alliu – 4 mijë e 690 vota
Dritan Cani – 3 mijë e 379 vota
Në vitin 2021 qarku Elbasan ka pasur këtë ndarje mandatesh:
PD – 6
PS – 8./Euronews.al
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.