Anëtarë të Partisë Socialdemokrate e kanë gjuajtur me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati, pasditen e të shtunës.
Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, tha se ky ishte një aksion simbolik për punëtorët.
“Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky aksion ndodhi pikërisht në ditën kur dikasteri që drejton Murati bëri me dije se këtë muaj do të mbështesë me nga 100 euro shtesë pensionistët dhe me nga 50 zyrtarët publikë.
Për këtë veprim Murati nuk bëri asnjë reagim, qoftë në rrjetet sociale. Njëjtë vepruan edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa nga policia gjatë ditës Klan Kosovës nuk i dhanë asnjë informacion lidhur me hetimet e nisura për rastin.
https://www.youtube.com/watch?v=zS9ebLrTjAU
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.