Me punë, konsiderojnë se Qeveria Kurti 2 nuk ia bëri vijë.
Ndaj me një këso shenje të verdhë në objektin e ekzekutivit që e bëri Partia Socialdemokrate këtë 14 shkurt, kujtoi dyvjetorin e fitores me 50 përqind të votave nga Vetëvendosja.
Partia jo parlamentare, tha se për këta 24 muaj, nuk ndryshoi gjë për të mirë. Tash kur sipas PSD-së ka kaluar gjysma e mandatit, zotimet për shëndetësi, e mirëqenie sociale dështuan, njofton Klan Kosova.
E Ditën e të Dashuruarve, PSD-ja vlerëson se kryeministri Albin Kurti e ktheu në të gënjeshtrave.
Aksioni i vijëzimit nga partisë e Dardan Molliqajt, u monitorua nga zyrtarë të Policisë së Kosovës.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=s7O1cOCZZeg
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.