Shkallëve të Klinikës së Emergjencës në QKUK gjatë mesditës të së mërkurës iu shtrua tapeti i kuq.
Këtë glamour PSD ia dedikoi ministrit Rifat Latifi për mos punën e tij në sektorin më të ndjeshëm në vend, atë të shëndetësisë.
Në anën tjetër theksuan se ky luks mbase do ta nxis ministrin Latifi që të punojë, ngase është jashtë realitetit, duke i bërë thirrje që të zbres nga aeroplani.
Nga ky subjekt politik jo-parlamentar u tha se gjendja në këtë dikaster është edhe më keq seç ka qenë në të kaluarën, si shkak i mungesës së barnave, listave të gjata të pritjes së pacientëve për intervenime dhe të ngjashme.
Madje keqmenaxhimin e këtij dikasteri nga qeveria Kurti ia faturuan edhe paraardhësit të Latifit.
PSD potencoi se çdo dy ditë një mjek nga Kosova migron dhe deri në fund të vitit, 200 sosh mund ta lënë Kosovën.
https://youtu.be/rK8KAq8LZvY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.