Një prej momenteve që ka mbetur në mendjen e të gjithëve nga Tapeti i Kuq është padyshim kur Angelina Jolie dhe vëllai i saj, James Haven, u puthën në buzë në vitin 2000.
Në atë kohë, 24-vjeçarja Jolie fitoi një Oscar për performancën e saj në “Girl Interrupted”.
“Jam në shok dhe jam shumë e dashuruar me vëllain tim tani. E di që është shumë i lumtur për mua. Dhe, jam falënderuese për këtë”, tha Jolie.
Por kur dolën jashtë, pozuan për një foto dhe Jolie u kthye dhe puthi Haven në buzë.
Ajo zbuloi muaj më vonë kur u pyet se ishte thjesht dashuri ‘vëllazërore’.
“Prindërve të mi e pëlqyen vërtet atë moment dhe kjo është ajo që do të ketë gjithmonë rëndësi”, tha Jolie për “Entertainment Weekly”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.