Lajmet e fundit

E kështu pas këtij celulari rrjedhën edhe kompanitë të tjera për të prodhuar diçka të tillë, njofton Klan Kosova.
Pesë vite më vonë, Razr, doli nga trendi i përdorimit, Samsung realizoi projektin e tij mesatar Crayola rozë, Samsung Galaxy Note 3.
Pasi edhe ky filloi të shpërthente në tregjet teknologjike nga blerjet, kompania Apple pa gjithashtu të arsyeshme të lëshonte një dizajn të tillë ku lëshoi për shitje orët e mençura me ngjyrë gold dhe rozë.
E kjo nuk i mjaftoi ngjyrë roze dhe gold, u pa të jenë projektuar edhe iPhone 6S dhe 6Plus pastaj iPad Pro, iPhone SE dhe një Mackbook, njofton Klan Kosova.
Kjo patjetër që nxiti edhe të tjerat kompani që mjetet teknologjike, celularët e mençur të fillojnë me një dizajn të tillë, me shpresën që të ketë përfitime sa më të mëdha ngase tërheqin shumë syrin e njeriut.
Kur gjithçka filloi të merrte kahje tjetër, edhe kompania e kufjeve Beats, filloi të prodhonte ato në ngjyra rozë, gold dhe madje për të filluar edhe më shumë në nxitjen e njerëzve për të blerë dicka të tillë, njofton Klan Kosova.
E thjeshtë diçka e tillë po bëhet për nxitje të njerëzve për të pasur sa më shumë përfitime. Prandaj duhet të mendoheni diçka e tillë duket mjaft e bukur por duhet menduar nëse ja vlenë që për një ngjyrë rozë të blihen gjithë këto gjëra!