Gazetari dhe publicisti Fahri Musliu, në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, mes shumë temave të trajtuara, ka folur edhe për aktorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Bekim Fehmiu.
Ai ka thënë se Fehmiu ka qenë një atdhetar, një profesionist e një figurë e veçantë në kulturën shqiptare. Gjithashtu ka treguar se si Fehmiu nuk ka pranuar assesi ta ndërrojë emrin e tij, ani pse ishte në kulmin e karrierës së tij ndërkombëtare.
“Në fillim të kulmit të karrierës së tij s’ka pranuar që t’i ndërrohet asnjë shkronjë e emrit të tij. Për shembull, ka qenë ideja Fejmu, jo Fehimu, por Fejmu, por ai ka thënë se kjo nuk vjen në konsideratë se ky është identiteti im edhe njerëzor, edhe kombëtar, ma ka dhënë babai këtë dhe s’mundem me tradhtu”, tha gazetari Musliu.
“Të kuptohemi, Bekimi krejt çka ka arrit, ka arrit në Beograd. Bekimi po të ishte në Prishtinë ose në Tiranë, do të mbetej një aktor lokal. Dhe, është tragjedia e jonë kombëtare se shumë njerëz ia shohin për të madhe Bekimit pse ka jetuar në Beograd. Kur përfundoi lufta në Kosovë, e ka pasë një shkarkim të vetin. Pas shpalljes së pavarësisë, ka qenë i zhgënjyer. Sa i përket shtetit, ai ka qenë idealist, e ka dashtë një shtet shumë funksional, shumë të mirë të Kosovës, sepse edhe në Shqipëri kur ka qenë në vitin 1972, ka kritikuar tej mase, prandaj s’ia kanë dhënë të luaj rolin e Skënderbeut në film”, u shpreh ai.
Video në vazhdim:
https://youtu.be/XLtrPu6_vvE
Emisioni i plotë:
https://youtu.be/UtXVe3xndQU
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.