Sot, në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova, u diskutua për qumështin.
Për t’iu përgjigjur pyetjes se a ka filluar të zbehet rëndësia e konsumit të qumështit, e ftuar ishte nutricionistja, Vala Pupovci.
Nutricionistja, bisedën e nisi duke treguar për qumështin natyral, pra, jo të fabrikuar.
"Nëse e ziejmë në temperatura të caktuara ku bëhet edhe pasterizimi ose pastrimi prej mikrobeve të ndryshme, është totalisht e sigurt nëse e konsumojmë të tillë. Në fakt nëse i njohim fermerët ose njerëzit që po na sigurojnë qumështin, është edhe më mirë, për shkak që e dimë se nuk ka shtesa siç janë hormonet artificiale apo antibiotikët, të cilët janë dilemat më zakonshme", u shpreh Popovci.
Në botë, nutricionistët janë ndarë në tri grupe sa i përket konsumit të qumështit: ata të cilët pajtohen se qumështi duhet konsumuar nga njerëzit, ata që besojnë se qumështi i lopës është vetëm për te vegjlit e saj, dhe grupi tjetër i cili qëndron neutral në këtë pikë.
Por, në cilën grup bën pjesë nutricionisja kosovare?
"Unë jam gjithmonë te grupi neutral në këtë pikë, sepse besoj se varet shumë nga personi në person. Nëse një person nuk e konsumon qumështin për shkaqe etike, si p.sh në rastin e veganëve, atëherë absolutisht nuk e kisha shtyrë një person t’i thyej ato parimet e veta. Në anën tjetër, nëse një person e ka evituar qumështin shkaku i disa miteve që qarkullojnë në internet, dhe diçka e cila nuk është vërtetuar shkencëtarisht po e aplikojnë, atëherë në atë rast kisha me i këshilluar njerëzit që mos ta evidentojnë konsumin e qumështit", tha nutricionistja.
Vala Popovci, u përgjigj edhe në shumë pyetje të tjera të moderatores Njomza Aliu - Kajtazi, ndaj duhet ndjekur linkun e mëposhtëm që të mund t'i kuptoni përgjigjet.
https://www.youtube.com/watch?v=piSqYBZNXQ0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.