Xheneta e ka pyetur Gjestin pse po insiston t’ia marrë diktafonin Vullnetit.
Ai tha se po e bën vetëm për ta provokuar, transmeton Klankosova.tv.
“Veç po dua me provoku, nuk e preki askënd”, i tha Gjesti.
E sipas Xhenetës ky nuk është një provokim pasi i njëjti hipi sipër krevatit të tij.
“Nuk mund të ia marrësh një send që ja kanë leju me mbajtë”, ia ktheu Xheneta.
Gjesti tha se nuk ka frikë që del asgjë nga përgjimet e diktafonit të tij, por të gjithë këtë po e bën vetëm e vetëm për provokim.
Ndërkohë edhe banorët tjerë i reaguan Gjestit për të njëjtën situatë, duke i thënë se po futet në gjëra personale.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=KVrzoiefoms
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.