ShSKUK-ja, pas tre javësh mungesë, ka arritur që të furnizojë QKUK-në me penj kirurgjikë dhe jod.
QKUK-ja u përball me mungesë të penjve kirurgjikë, pasi lënda për këtë tender kishte mbetur i bllokuar në OShP për një vjet dhe ShSKUK-ja tek dje ka arritur të kryejë blerje emergjente.
Ndërkaq mungesa e jodit kishte ndodhur për shkak se operatori ekonomik nuk kishte arritur të sillte sasinë e duhur siç parashihej në kontratën e bërë me ShSKUK dhe tek dje QKUK-ja arriti të furnizohej me këtë produkt, njofton Klankosova.tv
Në barnatoret e vendit penjtë kirurgjikë kushtojnë dy euro ndërkaq jodi 1 euro.
https://www.youtube.com/watch?v=V3imhnfghUs&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.