Lajmet e fundit

Dhe sigurisht, shumë prej nesh zgjedhim t’i mbushim telefonat gjatë natës. Tingëllon gjëja e duhur për tu bërë apo jo?
Gabim. Sipas Dominic Littlewood, një ekspert i çështjeve të konsumatorit dhe i teknologjisë, thotë se kjo është gjëja e fundit që duhet bërë.
Në emisionin e mëngjesit në Britani të Madhe “Good Morning Britain”, ai ka thënë se duke lënë pajisjet teknologjike që të karikohen natën për një kohë të gjatë, mund të jetë gjë e rrezikshme për tu bërë dhe paraqet rrezik për shpërthim zjarri, transmeton Klan Kosova.
“Dhe nuk është shqetësues vetëm fakti se po i karikojmë telefonat tanë për orë të tëra”, thotë ai, “por edhe vendi se ku po i lëmë”.
Shumë prej njerëzve e praktikojnë që t’i lënë telefonat e tyre në shtrat, dhe kjo është diçka totalisht e gabuar, për shkak se çarçafët janë ata që i shkaktojnë nxehtësi telefonit.
Po ashtu, ta mbushni telefonin gjatë tërë natës, është e dëmshme për jetëgjatësinë e baterisë, për shkak se asnjëherë s’duhet ta lini në rrymë kur telefoni ka arritur 100% të baterisë.
