Dhimbjet gjatë ciklit menstrual tek gratë dhe vajzat janë shumë të zakonshme, madje disa prej tyre gjatë këtyre ditëve përjetojnë edhe presion dhe vështirësi në mbajtje të urinës.
Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se shumë gra e vajza i durojnë këto dhimbje, duke mos ndërmarrë asgjë, gjë që sipas tyre është e gabuar, sepse duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
Ata kanë bërë të ditur se ndër faktorët kryesor të këtyre dhimbjeve është mbipesha, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ndër faktorët e rrezikut janë edhe ato që ekspertët i quajnë fibroidet dhe që sipas tyre priren të prekin gratë e moshës 30-50 vjeçare.
Ekspertët gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe të kesh fëmijë mund të zvogëlojë rrezikun dhe pas menopauzës fibroidet shpesh mund të tkurren pa trajtim, sepse sipas tyre, ka një rënie drastike të estrogjenit, i cili ushqen rritjen e tyre.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.