Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një paraqitje para gazetarëve, pas qëndrimeve të PDK-së dhe LDK-së, ndaj ofertave të tij për çështjen e presidentit, është deklaruar i ‘çuditur’ për refuzimet.
Ai është sfiduar me pyetjen se pse është kaq e rëndësishme pozita e presidentit për Vetëvendosjen, ndaj të cilës nuk po lëshojnë pe, edhe pse kërkuan një marrëveshje për pozitën e kryetarit të shtetit, raporton Klankosova.tv
“Ama veç pak, çka të bëj me rezultatin zgjedhor, që m’i kanë dhanë 51.1%. Ata s’i kanë votat as me ia mbledhë nënshkrimet një kandidati.” - tha Kurti.
Ndërsa kur u pyet se gara e tij më 28 dhjetor ka qenë për kryeministër e jo për president, kështu u përgjigj ai.
“Veç një moment. Me ia dhanë atij, kur s’ia ka dhanë populli. Demokracia nënkupton vullnetin e popullit. Unë jom super gjeneroz. Duhet t’i pyesni që me këta numra bëjnë refuzime." /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/kurtit-si-pelqejne-refuzimet-e-pdk-se-dhe-ldk-se-thote-se-ofertat-e-tij-jane-gjeneroze1/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.