Presidenti Hashim Thaçi morri pjesë të enjten në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së në Sofje, me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov.
Një detaj interesant nga punimet e këtij takimi ishte se kreu i shtetit të Kosovës ashtu si edhe shumica nga pjesëmarrësit e tjerë të samitit që u mbajt në kryeqytetin bullgar në xhaketat e tyre kishin vendosur karfice zbukuruese në formë të babadimrave, njofton Klan Kosova.
Arsyeja e cila qëndron prapa vendosjes së këtyre karficeve në veshjet e politikanëve nga vendet e Ballkanit Perëndimor është se në Bullgari po shënohej festa e "Baba Martës", e mu për këtë shkak nikoqirët e samitit kishin përgatitur këto dhurata simbolike dhe byzylyk.
Bullgarët festojnë "Baba Martën" më 1 mars me ç`rast vendosin këto lloj karfice dhe bartin byzylykë të kuq derisa të çel lulja e parë, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.