Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, dy protestues po përballen me akuza për terrorizëm, të lidhura me mbështetjen materiale që ata dyshohet se i kanë dhënë lëvizjes antifa, një grupim që shpesh është përfshirë në protesta kundër racizmit, fashizmit dhe politikave të krahut të djathtë.
Ky zhvillim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump, përmes një urdhri ekzekutiv, e ka shpallur "Antifan" si një organizatë terroriste vendase, pavarësisht faktit që shumë ekspertë theksojnë se antifa nuk është një grup i organizuar, por më shumë një ideologji apo lëvizje pa strukturë të qartë.
Ky vendim ka ngritur shqetësime të mëdha për të drejtat civile dhe lirinë e shprehjes në SHBA. Jason Blazakis, profesor dhe drejtor i Qendrës për Terrorizëm dhe Ekstremizëm në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare Middlebury, shpjegon se një hap i tillë mund të krijojë precedent të rrezikshëm për ndëshkimin e aktivizmit politik.
Dy personat e akuzuar, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publikë, janë arrestuar nën dyshimin se kanë ndihmuar në organizimin e një proteste ku pati përplasje me forcat e rendit dhe dëmtime prone. Prokurorët pretendojnë se ata kanë ofruar "mbështetje materiale" për një "grup terrorist", duke iu referuar "Antifas", raporton AlJazeera, transmeton Klankosova.tv
Ky rast është i pari i këtij lloji dhe shihet si test për kufijtë e ligjit kundër terrorizmit brenda vendit, që tradicionalisht është përdorur vetëm kundër kërcënimeve nga jashtë.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.