Shkollat në Kosovë po përballen me një numër të vogël të psikologëve, meqë komunat buxhetin e ndarë për këtë profil, po e bartin tek nevojat tjera të shkollës.
Në komunën e Fushë Kosovës, nuk ka asnjë psikolog, meqë për shkak të numrit të madh të nxënësve, këta kishin mungesë të mësimdhënësve klasor, kështu duke “sakrifikuar” psikologët, koordinatorët e cilësisë, e në disa raste dhe sekretarët e zëvendësdrejtorët, por ti punësuar mësuesit në mënyrë që të zvogëlohet numri i nxënësve nëpër klasa.
Megjithatë, sipas Drejtorit të Arsimit, Samir Shahini, pas marrjes së qarkores së parë nga Ministria e Financave, pritet që në kuadër të punësimeve të reja të ketë edhe psikolog.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka thënë televizionit se në një komision të përbashkët janë marrë vesh që buxheti i deleguar për komunat të përdoret për qëllimin për të cilin ndahet.
Nagavci nuk përjashton mundësinë e keqpërdorimeve, duke bërë të ditur se në disa raste janë dërguar inspektorët që të verifikohen rastet.
Me gjithë telashet, profesionistët, konsiderojnë të domosdoshëm praninë e psikologëve në shkolla, duke i llogaritur si parandalues të dukurive negative.
https://www.youtube.com/watch?v=n8s8_F6z5PI
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.