Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" u diskutua me të ftuar për sfidat e avancimit në karrierë.
Psikologia Linda Hoxha ka thënë që është me rëndësi të diskutohet posaçërisht efekti i përzgjedhjeve të caktuara dhe ndikimi i tyre më vonë, në zhvillimin e karrierës.
"Këtu flasim për ndikimin e tyre në ndryshimet e caktuara zhvillimore në perceptimin mbi veten në zgjedhjet e radhës. Ndikimi i ndërrimit të kulturave të ndryshme; po flas në momentin kur individi vendos që të ndërrojë vend, për t’u avancuar më tutje në karrierë dhe rëndësia e saj".
"Kemi shumë studime që e dëshmojnë rolin e të ndërruarit të shtetit, vendit kulturës, posaçërisht të mos qenit pranë familjes ose vendit ku je rritur. Në momentin kur e ndërron atë vend dhe ambient atëherë ka gjasa shumë më të mëdha që të qartësohet edhe më shumë koncepti mbi veten, që është diçka shumë me rëndësi në aspektin zhvillimor, e që në të 20-at është një turbulencë e të kuptuarit më mirë të vetes. Pastaj, bikultularizmi është shumë me rëndësi. Nëse e shohim vendin ku po shkojmë si një kulturë e cila na ka përqafuar neve por rrjedhimisht jemi të lidhur edhe me kulturën prej të cilës vijmë dhe jemi rritur", ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=FqciRbUIafY
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.