Këtë të shtunë në emisionin "Familja ime" u diskutua për ndikimin e festave të fundvitit në psikologjinë e njerëzve.
Psikologia Albina Krasniqi ka thënë që kjo periudhë është me rëndësi pasi përcillet me mesazhe pozitive dhe po ashtu me ndjesi të mira.
"Kur përmendim festat e fundvitit kur e shohim nga jashtë, përcillen me emocione shumë pozitive, me një lumturi me një entuziazëm, por sa qëndron është një pikëpyetje në vete".
"Festa e fundvitit kërkojnë përgatitje, por e rëndësishme është mesazhi që ato përçojnë tek ne, e që është të mblidhemi së bashku me personat më të dashur. Është ndjesia që je afër me personat më të dashur gjatë kohës së festave", ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=vaKxGmmPy-Q
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.