Fatlinda Nitaj Rexhaj, psikologe klinike ka folur për rëndësinë e një fillimviti të mbarë.
Ajo në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, tha se vendosja e prioriteteve është diçka shumë e rëndësishme për njerëzit që sipas saj duhet ta marrin parasysh.
"Është një proces në të cilin ai funksionon dhe në bazë të tyre i vendos gjërat që ai i sheh të nevojshme. Vendosja e prioriteteve ka rëndësi jetike për individin, pasi atë e bëjnë më të fokusuar drejt qëllimeve që i vendos para vetes".
"Është me rëndësi që para vetes të kemi qëllime të matshme dhe të arritshme në fillim të vitit", ka thënë Rexhaj.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.