Këtë të diel në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, u diskutua për aftësinë e të folurit në shumë gjuhë, ku e ftuar ishte edhe psikologia Ema Jashari - Skeja.
Ajo, tha se prezantimi i teknologjisë që në moshë të hershme, po e paraqet nevojën e të folurit në gjuhën angleze.
"Sa i përket asaj se kur është koha ideale që fëmija të mësojë një gjuhë të huaj, këtu edhe shkencëtarët janë ndarë ne dysh. Disa thonë që gjuha amëtare duhet të jetë e para, dhe mbi të mund të ndërtohet çdo gjuhë tjetër, perderisa shumë shkencëtar tjerë thonë se sa më shumë gjuhë që i ofrojmë fëmijës në moshën e hershme, aq më tepër do të kenë kapacitet për ta përpunuar dhe për ta mësuar një gjuhë të huaj".
Jashari-Skeja, theksoi se duhet të ndalemi dhe të analizojmë realitetin se çka po ndodh, ngase këtu nuk po flasim për gjuhë të cilat janë të thata dhe jo komunikuese për fëmijën, po flasim për ato gjuhë që flitën edhe nga antarët e familjes.
"Nëse kemi një familje që fliten dy apo tre gjuhë, fëmija domosdo do të jetë pjesë e një diskutimi të tillë, dhe do të fillojë të mësojë secilën fjalë për secilin objekt nga gjuhë të ndryshme. Ndërsa, kur kemi një familja ku flitët vetëm një gjuhë, dhe në njejtën kohë gjatë tërë kohës fëmija dëgjon gjuhë të huaja nga televizoni, tableti apo telefoni, nga kjo "3T" e quaj unë, duhet të ndalemi dhe ta analizojmë se pse mund të jetë e dëmshme prezantimi i gjuhëve të huaja në këtë mënyrë".
https://www.youtube.com/watch?v=MctsOl4NJho
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.