E ftuar në rolin e psikologes, Adela Bajrami -Ibrahimi, për emsionin "Familja ime", tha se lojrat ndikojnë në zhvillimin e fëmijës.
Ajo tha se ka edhe shumë lojëra të cilat përmbajnë programe agresive, të cilat sipas saj, edhe nxisin sjellje agresive.
"Fëmijët po gjenden para një botë digjitale ku ka lojra të shumta të cilat përmbajnë programe edukative, por edhe agresive. Studimet e shumta kanë treguar se lojërat agresive apo ato të dhunshme, kanë një potencial mjaft të madh për të nxitur sjellje agresive, dhe kështu fëmijët ulin sjelljet prosociale dhe ata më pas e pranojnë agresivitetin si diçka normale", u shpreh Ibrahimi.
Psikologja gjithashtu tha se prindërit duhet t'i drejtojnë fëmijët në aktivitete tjera përfituese, njofton Klan Kosova.
"Duhet të shmanget përdorimi i teknologjisë, por edhe në rast që përdorin telefonin duhet t'i mbikqyrim ata se çfarë lojëra janë duke luajtur, sa edukative janë, sepse ka edhe të tilla që mund të mësojnë shumë", u shpreh tutje ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=aneC0A4_7gg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.