22.08.2016 · përditësuar para 3593 dite1 min lexim
Një studente 20 vjeçare nga Rio ka publikuar foto të saj bashkë me njeriun më të shpejtë në botë, sprinterin Usain Bolt, njofton Klan Kosova.
Daily Mail raporton se fotot janë bërë pas një “nate të gjatë dhe të egër në javën e fundit të lojërave olimpike në Rio”.
Jady Duarte ka shpërndarë fotot e bëra në WhatsApp që e tregojnë atë me një bluz të bardhë në përqafimin e vet Bolt-it, i cili është në një lidhje serioze me një tjetër femër.
Në një nga fotot që fillimisht u publikuan në portalin brazilian El Globo, Bolt është duke e përqafuar studenten.
Xhamajkani, që ka festuar ditëlindjen e 30 të dielën, thuhet se para asaj nate është parë në një parti në Barra de Tijuca, Rio.
●●●
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.