Dje, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi për herë të parë një anije cisternë nafte të sanksionuar pranë bregdetit të Venezuelës, duke e intensifikuar më tej konfliktin midis dy vendeve, raportuan mediat amerikane.Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS) ka publikuar pamje filmike me mbi shtatë minuta që tregojnë hipjen në bord dhe sekuestrimin e anijes cisternë M/T CENTURIES.Është një supertanker për transportin e naftës bruto, nën flamurin panamez dhe në pronësi të Kinës, e cila është nën sanksione të ShBA-së, transmeton Klankosova.tv Operacioni u krye në ujërat ndërkombëtare të Detit të Karaibeve jugore, jo shumë larg bregdetit të Venezuelës, nga Roja Bregdetare e SHBA-së, konkretisht Ekipi i saj i Ndërhyrjes Speciale Detare (MSRT), me mbështetjen e Marinës Amerikane.Trump urdhëroi bllokim të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuaraPresidenti i ShBA-së, Donald Trump, urdhëroi një “bllokim të plotë të të gjitha cisternave të naftës të sanksionuara që hyjnë dhe dalin nga Venezuela” në një postim në platformën e tij Truth Social të mërkurën.Ai e justifikoi vendimin duke pretenduar se vendi i Amerikës së Jugut kishte vjedhur naftë, tokë dhe asete të tjera nga SHBA-të, të cilat duhet t'i kthejë.Trump akuzoi regjimin e udhëheqësit autoritar venezuelian, Nicolas Maduro, se po përdor "naftën nga këto fusha të vjedhura nafte për të financuar veten, narkoterrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore, vrasjet dhe rrëmbimet".
Në filli të viteve 2000, Venezuela shtetëzoi fushat e naftës, gjë që preku kompanitë e huaja dhe gjithashtu ato amerikane. Kjo çoi në një mosmarrëveshje mbi pagesën e kompensimit. Në vitin 2019, në mandatin e tij të parë, Trump vendosi sanksione ndaj kompanisë shtetërore të naftës PDVSA.Vetëm pak ditë para njoftimit të bllokadës, ushtria amerikane kishte marrë tashmë kontrollin e një anijeje cisternë nafte pranë bregdetit të Venezuelës. Qeveria e Venezuelës ka dënuar konfiskimin nga SHBA-të të një tjetër anijeje cisternë nafte në brigjet e Amerikës së Jugut, duke e quajtur atë një "akt serioz të piraterisë ndërkombëtare". /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.