Producenti dhe reperi i famshëm Puff Diddy ka thënë që Will Smith dhe Chris Rock janë sqaruar mes vete pasi ka përfunduar ceremonia.
Aktori e goditi komikun në skenë, pasi ky i fundit e bëri një shaka në drejtim të gruas së Smithit, Jada Pinkett-Smith, e cila është tullace por vuan nga alopecia, që shkakton rënie flokësh.
“Nuk përbën problem. Ka marrë fund. Mund ta konfirmoj këtë”, ka thënë Diddy në ahengun e Oskarëve nga Vanity Fair.
“Është krejt dashuri. Ata janë vëllezër”.
https://www.youtube.com/watch?v=myjEoDypUD8
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.