Klinika e Pulmologjisë është furnizuar me ilaçet anti-tuberkulare, Rimfapicinë dhe Izonijazid, të cilat kanë munguar tash e sa ditë.
Gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka, ka raportuar gjatë javës që pacientët me tuberkuloz kanë mbetur pa terapi për më shumë se një javë.
Mjekët e kanë parë shumë shqetësuese mungesën e terapisë, pasi thonë se ndërprerja e trajtimit ndikon në përkeqësimin e gjendjes së pacientëve me TBC dhe mjekimi kthehet në pikën e fillimit.
Edhe muaj më parë kjo klinikë ishte ballafaquar me mungesë barnash, por jo si kësaj radhe ngase e njëjta ishte furnizuar nga rezervat e institucioneve të tjera shëndetësore.
https://www.youtube.com/watch?v=dejRYpYAM4I
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.