Disa punëtorë të Korporatës Energjetike të Kosovës që kanë punuar në ditën e pavarësisë, kanë gjetur një mënyrë të pazakontë por mjaft kreative për ta festuar këtë ditë, njofton Klan Kosova.
Në vendin e tyre të punës, ata kanë mbledhur disa gurë, dhe mbi ta kanë vendosur një material me ngjyrë të portokalltë në mënyrë që ta formojnë numrin dhjetë – aq vite sa ka Kosova që është e pavarur.
“Jemi munduar të jemi kreativë në ditë të festës me ato kushte që i kemi pasur”, tha për klankosova.tv Sejdi Grajqevci, njëri nga punëtorët në departamentin e qymyrit, si dhe ideatori i kësaj logoje të veçantë.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1995417897342208&id=100006220518757&pnref=story
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.