Punëtorët e “Prishtina Parkingut”, kanë protestuar për të tretën herë radhazi para zyreve të kësaj ndërmarrjeje.
Ata po kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.
Rritja e pagës, pagesa e shujtës, pagesa e sigurimit shëndetësor, shlyerja e borxhit për muajin shtator dhe pagesa e kontributit të sindikatës janë kërkesat kryesore që këta punëtorë kërkojnë nga ndërmarrja dhe Komuna e Prishtinës.
E, në rast se këto kërkesa nuk u plotësohen, të njëjtit kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.
Safet Zuka, anëtar i kryesisë së punëtorëve të “Prishtina Parkingut”, deklaroi se kjo është protesta e tretë dhe se ende nuk ka pasur reagim nga pala tjetër.
https://klankosova.tv/prishtina-parking-punetoret-ne-greve-kerkojne-kushte-pune-video111/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.