Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë kanë grevuar të enjten, pas një muaji punë pa pagesë, si pasojë e skadimit të kontratës.
Marrëveshja e lidhur mes komunës dhe një kompanie private që përfundoi para një muaji, shkaktoi telashe në shkollën ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, ku si pasojë e mbeturinave të shumta, ndërrimi i pasdites nuk mbajti mësim, njofton Klan Kosova.
Nga Komuna e Prishtinës, konfirmuan se kontrata e operatorit ka skaduar, dhe tenderi i ri është në procedurë, derisa për 1 muaj punë nuk do të ketë kompensim meqë të njëjtit i kanë takuar një kompanie private.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://www.youtube.com/watch?v=QYNRO-HkuxU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.