Një punëtor i Apple është gjendur i vdekur në selinë e kësaj kompanie mëngjesin e së enjtes.
Në orën 08:35 ishte njoftuar policia për rastin, ndërsa kur kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur një trup të pajetë të gjinisë mashkullore në dhomën e konferencave.
Sipas zyrës së policisë në Santa Clara ende nuk mundtë bëhen të ditura shkaqet e vdekjes së këtij punëtori.
Përveç që kanë thënë se në këtë rast nuk është i përfshirë askush, ata nuk bërë të ditur as moshën dhe identitetin e personit, shkruan USA Today, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.