Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Kosovës në bashkëpunim me AKI-në kanë realizuar një aksion kundër keqpërdorimit dhe korrupsionit.
Përgjatë këtij operacioni u prangosën shtatë persona, ku në mesin e tyre, sipas burimeve të Klan Kosovës janë ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Ismajli, Goran Laziq, punëtor i ATK-së dhe ish-nënkryetari i Graçanicës, si dhe J.M, kryetar i Gjykatës në Graçanicë.
Thirrur në këto burime, Laziq ishte suspenduar kohë më parë nga ATK si i dyshuar për korrupsion, megjithëse, burimet thonë se i njëjti kishte fituar gjyqin dhe kishte marrë edhe dëmshpërblim.
Laziq u u prangos në flagrancë në Llapnasellë, duke marrë një shumë të parave.
Gjatë aksionit, Policia ka sekuestruar 20 mijë euro, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike dhe tri vetura.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.
https://klankosova.tv/ky-eshte-ish-ministri-i-arrestuar-nga-aksioni-polici-aki-konfiskohen-edhe-tri-vetura/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.