Një punonjës i fermës së qumështit në Kolorado të ShBA-së është personi i katërt në ShBA që rezulton pozitiv për virusin shumë ngjitës H5N1 të gripit të shpendëve, njoftoi Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve atje.
Punëtori i infektuar është i punësuar në një fermë qumështore ku lopët rezultuan pozitive për H5N1 dhe është personi i parë në Kolorado që është infektuar nga gripi i shpendëve.
Tre personat e tjerë që gjithashtu kanë rezultuar pozitivë me gripin e shpendëve punojnë në ferma qumështore ku lopët rezultuan pozitive për virusin.
Dy punonjës të fermave të qumështit në Michigan dhe një në Teksas gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.
Punëtori i Kolorados tashmë është shëruar pasi raportoi simptoma të syrit dhe mori trajtimin me oseltamivir.
Zyrtarët e CDC po monitorojnë nga afër rastet e mundshme të gripit të shpendëve në shtetet e prekura dhe thanë se nuk ka asnjë shenjë të infeksioneve të pazakonta të gripit në mesin e njerëzve.
CDC thotë se ekziston një rrezik i ulët që popullata e përgjithshme mund të infektohet me gripin e shpendëve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.