Seancës i parapriu fjalimi i deputetit ukrainas, Olekseii Goncharenko.
Por veç kësaj, punimet vazhduan me votimin e projektligjit për caktimin e çmimit tavan për produktet bazë i cili sikur javën e shkuar as këtë herë nuk pati vota të mjaftuara në herën e parë.
Mobilizimi nga grupi parlamentar i VV-së bëri punë, meqë në tentimin e dytë u siguruan 63 vota për projektligjin, ashtu si edhe për mbështetjen e punëve publike dhe noterinë por edhe ai për Qeverinë, ani se po cilësohet si antikushtetues nga opozita.
Falja e gjobave të pandemisë u shty, por jo edhe ai për raportin e Auditimit të Përgjithshëm.
Edhe ky raport mori votat unanime sikur edhe shumica nga 15 pikat e rendit të ditës së enjte.
https://www.youtube.com/watch?v=pjUoxpiX2YU
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.